Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim
11 janar 2020
| 09:51
Në 36-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim.
“Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë. Në 36-vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.