Haradinaj: Rexhepin s’do ta kujtojmë vetëm si kryeministër, por si një shqiptar të madh
21 gusht 2020
| 10:29
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në ish-keyeministrin Bajram Rexhepi në trevjetorin e vdekjes.
Haradinaj ka thënë se Rexhepi iu përgjigj thirrjes së atdheut, e mbeti në histori si një prej mjekëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai pati guximin të merrte përgjegjësi në rrethana aspak të lehta, kur vendi i sapo dalë nga lufta po përballej me sfida të shumta, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve të para demokratike”.
“Si personalitet, u shqua për fisnikërinë, përkushtimin e profesionalizmin e tij. Nuk do e kujtojmë vetëm si kryeministër, por si një shqiptar të madh, kontribues për liri dhe ndërtues i paqes në vend”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.