Haradinaj: “Rinia e Kosovës do të ketë mbështetje për arsimin dhe punësimin”

14 nëntor 2024 | 22:53

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zhvilloi një bashkëbisedim të hapur dhe të përmbajtshëm me studentë të universiteteve të ndryshme dhe të rinj të posadiplomuar, ku diskutuan për perspektivën e të rinjve dhe mundësitë e tyre për të kontribuar në zhvillimin e vendit, raporton GazetaBlic.

Haradinaj theksoi rëndësinë e përkrahjes së rinisë dhe angazhimin e tij për të krijuar mundësi konkrete për ta.

“U zotova se Rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se do të krijohet një skemë mbështetëse për punësimin e të rinjve.

Ai theksoi se do të subvencionohen ndërmarrësit e rinj dhe do të ofrohen lehtësira për kalimin nga shkolla në punësim, duke ofruar mundësi reale për një karrierë të qëndrueshme.

Haradinaj gjithashtu vlerësoi mbështetjen e sinqertë dhe të pakushtëzuar të rinisë për projektin e AAK-së, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe anëtare të NATO-s.

“Një shtet me një rini të shëndoshë ka një të ardhme të garantuar,” tha Haradinaj, duke shtuar se energjia dhe pasioni i të rinjve janë frymëzim për punën dhe përkushtimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka…