Haradinaj: Roli amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, i domosdoshëm

01 qershor 2021 | 14:05

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew A. Palmer, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas atakimit me zyrtarin e lartë amerikan, Haradinaj ka vlerësuar se roli amerikan në këtë proces është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në takim ka ritheksuar edhe nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në NATO.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Mattheë A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe z.Philip S. Kosnett, ambasador në Kosovë, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke.

Gjithashtu, ritheksova nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe antarësimin e saj në NATO.

Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i radhës në kuadër të punës dhe angazhimit të…