Haradinaj: Rritja ekonomike për vitin 2018 rreth 5 për qind
05 dhjetor 2017
| 14:09
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme në të cilën është duke u diskutuar Projektligji për Buxhetin e vitit 2018, ka thënë se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 5 për qind.
Ai ka deklaruar se hyrat për vitin 2018 parashihen të jenë 1 miliard e 829 milionë euro.
Shefi i ekzekutivit ka bërë me dije se të dhënat tregojnë se buxheti për vitin 2018 do të ketë rritje dinamike.