
Haradinaj: Rruga jetësore e Demaçit është vet rruga e lirisë së Kosovës
26 korrik 2020
| 14:58
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi në dyvjetorin e vdekjes.
“Dy vite pa Bacen Adem! Vizionar e frymëzues. Luftëtar që zjarrin e lirisë, të trashëguar nga rilindasit, e përcjelli tek ne, brezi i UÇK-së. Rruga e tij jetësore, është vet rruga e lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(F.D / Epoka e re)