Haradinaj: Sali Çekaj, atdhetar e intelektual i shquar
Kryeministri i Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë të enjten në akademinë përkujtimore kushtuar rënies së heroit Sali Çekaj.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka thënë se heroi i kombit, Sali Çekaj, është një dimension i hershëm, që flet për gjithë parametrat e një atdhetari të shquar, intelektuali, por edhe një njeriu që dinte me çka po përballej.
“Këtu flitet për përcaktimin e tij, shohim e gjejmë tek ai, një luftëtar që është në parametra shumë të lartë, intelektual e kombëtar, por që është i gatshëm poashtu të mbetet në përgjegjësi, edhe kur këto përgjegjësi kërkojnë sfidën më të rëndë, luftën dhe që i ekspozohesh edhe flijimit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se flijimi i tij në luftë për liri, e mbyllë kapitullin e një luftëtari shqiptar të shquar dhe i cili me vetëdije të plotë i ka kaluar etapat, nëpër të cilat është ndodhë populli i tij.
/Epoka e re/