Haradinaj: S’do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient të lirë për gazetarët
Kryeministri Ramush Haradinaj në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se sipas raporteve ndërkombëtare Kosova ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias.
Megjithatë Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalen deri në krijimin e një ambienti plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.
“Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët. Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje. Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/