Haradinaj: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi me rastin e 20-vjetorit të vrasjes se tyre nga Serbia.
Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës nuk do të ndalët së vepruari deri në vendosjen e drejtësisë në rastin e vëllezërve Bytyqi, të cilët kishin ardhur nga Amerika për të luftuar për çlirimin e vendit.
“Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/