Haradinaj: S’do të pushojnë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës
25 mars 2019
| 11:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke përkujtuar masakrën e 25 marsit të vitit 1999, ka thënë se nuk do të pushojnë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e kësaj masakre.
Po ashtu, ai ka thënë se nuk do të ndalën deri t’i sjellin kriminelet para drejtësisë.
“Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/