Haradinaj: S’duhet fajësuar Kurtin për asociacionin, atë e trashëguam
09 shkurt 2023
| 12:38
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet fajësuar kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ka thënë se kjo çështje është trashëguar nga qeveritë tjera.
“Nuk besoj që duhet me zënë në faj Kurtin për asociacionin, nuk e ka bërë ky, ai e ka trashëguar. Nuk e shoh që duhet akuzuar atë sepse e kemi trashëguar”.
“E dyta, çka po duam ne të tjerë, po duam njohjen e ndërsjelle më Serbinë. Si e nxjerrim? Ju lutem të bëhemi të sinqertë”, ka thënë Haradinaj.