
Haradinaj së bashku me Anitën përcollën komedinë “Karnavalet e Korçës”
21 shkurt 2019
| 23:00
Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën, në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka përcjell komedinë “Karnavalet e Korçës”.
“Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, bashkë me Anitën përcollëm komedinë “Karnavalet e Korçës”, tregimin e Spiro Çomorës për jetën e familjes shqiptare një shekull më parë, të riaktualizuar me mjeshtri nga regjisori i njohur nga Tirana, Altin Basha”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.