Haradinaj: Së shpejti do ta avancojmë statusin e familjarëve të të pagjeturve

04 prill 2019 | 13:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, k gjatë akademisë  përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve të Komunës së Klinës, ka bërë me dije se shumë shpejt do ta avancojnë statusin e familjarëve të të pagjeturve.

“Nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi që të gjendet fati i të pagjeturve. Si Qeveri së shpejti do të kemi avancim të statusit së familjeve të të pagjeturve. Do të trajtohen si kategori e lirisë së vendit”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka thënë që masakra e Kralanit në Klinë është një nga masakrat më makabre që kanë ndodhur në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i Juventusit, Moise Kean, po bën disa ndeshje shumë…