Haradinaj: Sefaj e Gashi s’më besuan, prandaj i shkarkova

31 mars 2018 | 12:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se nuk ka qenë i informuar për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ishte në dijeni për këtë që nga java e kaluar.

“Dy bartësit, drejtori i AKI-së dhe ministri i Punëve të Brendshme e kanë humbur besimin tim, ata nuk më kanë besuar, s’më kanë besuar dhe nuk më kanë informuar mua. Për këtë e kërkova lirimin e tyre. Por Flamur Sefaj e ka pasë shkresën që nga dita e premte e javës së kaluar që shtetasit turq do të arrestoheshin”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për medie, raporton “Epoka re”.

Haradinaj beson se edhe presidenti do të pranojë shkarkimin e shefit të AKI-së.

“Për këtë situatë presidenti do ta jap edhe ai mendimin e vet. Jam i bindur se presidenti besoj që kështu do ta përmbyllë këtë punë. Emërimi do të bëhet i përbashkët”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas deportimit të gjashtë shtetasve turq nga autoritet e Kosovës,…