Haradinaj: Sejdi Krasniqi ishte luftëtar trim dhe ushtar i zoti
16 korrik 2018
| 09:45
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të komandantit të Kompanisë së Deminimit në FSK, Sejdi Krasniqi i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Krasniqi ishte një luftëtar trim dhe ushtar i zoti.
“Do të kujtohet gjatë vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK. Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit! U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. RH”, ka shkruar Haradinaj.