Haradinaj: Sektori i bujqësisë në Prishtinë duhet të ketë kujdes të veçantë
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamble në kryeqytet, Jeton Hotin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës është temë që duhet të ketë kujdes të veçantë nga qeveria lokale dhe qendrore.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës është temë që duhet të ketë kujdes të veçantë nga qeveria lokale dhe qendrore.
Në 41 fshatrat e Kryeqytetit duhet të ketë fond shtesë në kulturat bujqësore, pasi dihet se kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës dhe ju ndihmon zonave rurale që të kenë zhvillim të hovshëm.
Deri më tani kjo kategori ka mbetur e harruar!
Sot, në emër të kësaj kategorie e kam nominuar fermerin e suksesshëm nga Taslixhja, Jeton Hoti që krahas punës në bujqësi po jep kontribut edhe në sensibilizimin e kësaj kulture.
Me Jetonin në Asamblenë e Prishtinës kërkesat dhe shqetësimet e fermerëve do të trajtohen me prioritet.
Suksese Jeton