Daut Haradinaj, Selimit: Do të dalësh faqebardhë, pastër si lufta e UÇK-së

10 nëntor 2019 | 21:41

Shoku i luftës së Rexhep Selimit, deputeti Daut Haradinaj, ka shkruar një postim të shkurtër në profilin e vet në “Facebook”, duke thënë se Selimi do të dalë faqebardhë nga Gjykata Speciale. “Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, ka shkruar shkurt Haradinaj.

Rikujtojmë se Daut Haradinaj, bashkë me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin, tashmë i ndjerë, kishin bërë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image result for dalja e pare e uck daut rexha

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit, derisa këtë e ka bërë publike vet deputeti i Vetëvendosjes. “Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar Selimi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Frankfurt të Gjermanisë është mbajtur Kongresi i Dytë Ekonomik…