Haradinaj: Serbët e Kosovës duhet ta shohin Ushtrinë e Kosovës të tyre
18 tetor 2018
| 22:32
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se serbët e Kosovës, duhet ta shohin Ushtrinë e Kosovës si të tyre.
Ai ka thënë se ushtria nuk është krijuar ushtri etnike.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë në edicionin qendror të lajmeve në RTK.
“Kjo forcë mbrojtëse është e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Edhe serbët e Kosovës duhet ta shohin këtë ushtri si të përbashkët dhe të tyre. Ne nuk kemi krijuar ushtri etnike”, ka thënë Haradinaj gjatë kësaj interviste.