Haradinaj: Serbët të ruajnë qetësinë, reciprociteti me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm

31 korrik 2022 | 20:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkrahur masën e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosova derisa ka bërë thirrje për serbët e veriut që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë ligjin.

Ai ka thënë se vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë dhe i ligjshëm e bazohet në ligjet vendore e ndërkombëtare.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare. Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm”, ka shkruar ai.

“Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”, përfundoi |Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka tentuar të heqë njërën barrikadë në…