Haradinaj: Serbia kërkoi 950 kilometra katrorë nga Kosova
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zbuluar për herë të parë se sa territor të Kosovës ka kërkuar Serbia.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia ka kërkuar t’ia marrë Kosovës 950 kilometra katrorë.
“950 kilometra të Kosovës i ka lypë Serbia. Konkretisht. Tema e ndarjes nuk është më në tavolinë, kanë evolu gjërat. Vuçiq e përdor ende ndarje. Ata e bëjën punën e vet”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se presidenti serb, Ivica Vuçiq ende ankohet në qarqe të ndryshme pse Kosova nuk është pajtuar me marrëveshjen.
Ai ka thënë se serbët janë të koordinuar, por në Kosovë mungon ky koordinim.
“E luajnë policinë e mirë e të keq. Vuçiqi policin e mirë, Daçiqi të keqen. Ata kanë koordinim, por na jo. Hashim po e luan policin e mirë, por kundër vendit të vet. Unë policin e keq, por po e mbroj Kosovën”, ka thënë Haradinaj.