Haradinaj, Serbisë: Kosova po krijon ushtri për ta ruajtur paqen
05 dhjetor 2018
| 13:21
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës.
I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Haradinaj ka thënë se Kosova po formon ushtri, për ta ruajtur paqen në Afganistan dhe Irak dhe jo për të okupuar territorin e saj në veri.
“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’u ndihmuar shteteve”, ka deklaruar sot kryeministri Haradinaj.