Haradinaj, Serwerit: Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për Kosovën
27 prill 2018
| 12:05
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ekspertin amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
“Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Evropës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti, Daniel Serwer. Me ekspertin amerikan bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim. Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.