Haradinaj: S’është lajm i mirë nëse Kurti kthehet në Kosovë veç me takime me kompani të taksive
Sipas ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, fakti se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në ShBA deri tani nuk është takuar me zyrtarë të lartë amerikanë është lajm jo i mirë për vendin.
“Nëse merr vendime të njëanshme, ndërpren projekte amerikane në rajon dhe nuk i trajton me seriozitet këto projekte, atëherë natyrisht se nuk je bash i mirëpritur në ShBA. Ata edhe mund të takohen me ty, por çfarë qëndrimi do të mbajnë përballë teje dhe kjo është me rëndësi, sepse ka raste që edhe takohen por temat janë shumë të dyshimta” tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosova.
Duke folur për takimet e kryeministrit me kompani amerikane, Haradinaj tha se kjo nuk mjafton për të arsyetuar një vizitë shtetërore.
“Do të ishte mirë dhe shpresoj se [Albin] Kurti ende ka kohë për të pasur takime, nuk është lajm i mirë nëse kthehet në Kosovë me takime që duhet me iu bo ftesë taksive me ardhe me investu në Prishtinë se është ambient i mirë, se kemi ne taksi këtu sa të duash.”
“Kryeministri po shkon dhjetë ditë atje dhe nuk mundet me u arsyetu se kjo ishte vizitë shtetërore në momentin që ti nuk ke hyrë në Shtëpinë e Bardhë”.