Haradinaj: Sfida e Kosovës, rimëkëmbja ekonomike

20 maj 2020 | 12:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se sfida më e rëndësishme që e pret Kosovë, është rimëkëmbja ekonomike.

Gjatë një vizite në Degën e AAK-së në Malishevë, Haradinaj ka thënë se Kosova ka pësuar shumë në ekonomi gjatë kohës së pandemisë.

“Sfida jonë, e të gjithë neve në Kosovë është rimëkëmbja ekonomike. Nuk guxojmë të humbim më shumë”.

“Serbia e ka hapur ekonominë e vet që 2 javë, Maqedonia Veriore se ka ndal fare ekonominë. Ne kemi humbur bukur shumë kohë dhe kemi paralizuar sektorin ekonomisë”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspeksionit në MItrovicë ka mbyllur sot një lokal…