Haradinaj: S’guxojmë të eksperimentojmë me shtetin, që dy vjet i kam lutur liderët të merren vesh me Uashingtonin

28 shtator 2023 | 11:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk guxohet të eksperimentohet më shtetin, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti, ka bërë hapa të gabuar në dialog.

Ai ka thënë se para dy vjetësh u ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrit Kurti që të shkojnë në Uashington e të merren vesh atje për çështjen e dialogut.

Haradinaj ka deklaruar se sulmet të dielën në veri kanë pasur për qëllim destabilizimin dhe pengimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Sipas tij, ky sulm i ka interesuar Serbisë dhe Rusisë, teksa e ka quajtur fitore për Kosovën.

“Para 2 vjetësh i kam kërkuar Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, shkoni në Uashington merruni vesh, shkoni në Uashington merruni vesh. Nuk guxojmë me bërë eksperimente tjera në dëm tonin. Nuk është në interes tonin me mbetur kështu të destabilizuar”.

“Të dielën ka ndodh një sulm terrorist në Kosovë, është i sponsorizuar nga Serbia por është mposhtur nga Kosova me sukses, pra ata janë mposhtur me turp. Por, pse ka ndodhur ky sulm dhe kujt i intereson dhe çka janë efektet? Besoj se Serbisë dhe Rusisë i intereson jostabiliteti dhe me e mbajt Kosovën larg integrimeve e institucione euroatlantike”, ka thënë Haradinaj. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goli i parë sezonal në Serie A për fantazistin e…