Haradinaj: ShBA-ja si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.
“ShBA-ja si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Bashkëbisedim i frytshëm me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/