Haradinaj ShBA-në për Ditën e Pavarësisë: Kosova do të jetë gjithmonë përkrah jush

04 korrik 2021 | 14:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kuruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Me këtë rast, ai ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila sipas tij është shembull që ndjekin me krenari.

“Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.  4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë. 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.  Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona.  Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…