Haradinaj: Shën Tereza, shembull unik i humanizmit
05 shtator 2023
| 12:31
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj.
“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, kujtojmë një figurë të jashtëzakonshme, një shembull unik të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Gjithashtu, ai ka thënë se duhet ndjekur rrugën e saj drejt të mirës dhe shërbimit ndaj të tjerëve.