Haradinaj shërben policët me ëmbëlsira për Bajram
04 qershor 2019
| 09:15
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vazhduar traditën e tij.
Ai mëngjesin e festës së Bajramit e nis gjithmonë duke u shërbyer policëve ëmbëlsira.
Madje, ai një veprim të tillë e bën në shumicën e festive.
“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.