Haradinaj shijon momente në një ‘Harley Davidson’ (foto)

30 prill 2023 | 16:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka provuar sot një prej motorëve “Harley Davidson”, njëherit lloji më i famshëm i tyre në filmat hollivudianë.

Ai është parë, në një të tillë, siç shkruan, gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në Xërxë të Rahovecit.

“Sot në Xërxë të Rahovecit me motoristët e ‘Harley House’, në aktivitetin themelues të klubit ‘Illyrian Army’ ”.

Ndryshe, “Harley-Davidson” është kompania amerikane e prodhimit të motoçikletave, e themeluar në vitin 1910 dhe një prej dy prodhuesve më të mëdhenj amerikanë që mbijetuan gjatë “Depresionit të madh”, krizës ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Marcus Rashford që ka bërë rolin e golashënuesit kryesor…