Haradinaj: Shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare

18 gusht 2023 | 22:56

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi, duke akuzuar opozitën, gjykatësit, prokurorët dhe mediet për korrupsion.

Haradinaj ka theksuar se shkarkimi i Kurtit nga posti i kryeministrit është detyrë kombëtare.

“Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”!”.

“Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suhareka e ka nisur me fitore sezonin e ri në…