
Haradinaj shkarkon një zëvendësministër, emëron katër të tjerë
05 dhjetor 2017
| 10:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati.
Vendimin për shkarkimin e tij, kryeministri Haradinaj e ka marr gjatë ditës së djeshme. Derisa nuk dihet arsyeja e këtij shkarkimi, Haradinaj ka emëruar katër zëvendësministra të tjerë. Sipas vendimeve të nënshkruara të cilat i ka parë “Kosovapress”, Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.