Haradinaj shkoi në Paris për të kërkuar liberalizimin

30 qershor 2019 | 21:31

Kryeministri i Kosovë s  Ramush Haradinaj, ka udhëtuar zyrtarisht për në Paris .

Haradinaj një  shkrim të  postuar në  profilin e vet në  “Facebook”,  bë ri të   ditur se ka udhëtuar për në Paris për të kërkuar shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

“Sot, udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave.  Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë. Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe…