Haradinaj shkoi pa paralajmërim në PDK, nuk u bisedua për asnjë temë politike
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka bërë me dije se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ardhur në zyrat e PDK-së pa paralajmërim për të shprehur solidarizim në lidhje me zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale.
Bytyçi ka konfirmuar se gjatë kësaj vizite nuk është biseduar për asnjë temë politike aktuale në Kosovë.
“Z. Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara. Ne e falënderojmë për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë. Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish-kryetarit Veseli dhe ish-presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.