Haradinaj shkon në BIK, uron: Do të vazhdojmë të qëndrojmë e të festojmë bashkë
28 qershor 2023
| 09:50
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).
Haradinaj i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit, me ç’rast ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku si shqiptarë.
“Sot personalisht, por edhe me kolegë të Aleancës, e kemi nderin t’i shprehim urimet për festën e Kurban Bajramit. Neve na ka përcjellë sakrifica. Edhe porosia e Kurban Bajramit është sakrifica. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë si shqiptarë dhe do të festojmë bashkë”, tha Haradinaj.