
Haradinaj shkon në Dardanë dhe Gjilan: Atmosferë e fitores
24 dhjetor 2020
| 22:56
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në terren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
“Sot në Dardanë dhe Gjilan. Atmosferë e fitores!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, i cili ka postuar disa fotografi gjatë takimit me strukturat e partisë në këto dy komuna.
Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor vendosi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”, prej një vit e tre muaj burgim.
Ai aktualisht është në vuajtje të dënimit.