
Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Arifi
27 gusht 2019
| 09:32
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar për ngushëllime në familjen Arifi, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Adilit, pjesëtarit të Policisë së Kosovës.
“Sot, në Bardhosh për ngushëllim në familjen Arifi, për ta ndarë dhimbjen me ta, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Adilit, pjesëtarit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.