Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Cena

16 janar 2023 | 17:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe kolegë tjerë të Aleancës në Rahovec, ishin për ngushëllime në familjen Cena, për të ndarë dhimbjen me familjen dhe me miqtë, pas ndarjes nga jeta të profesorit, luftëtarit të lirisë, Dr. Sabahajdin Cena.

Me këtë rast, Haradinaj ka ndarë medaljen post mortem “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen shqiptare.

“Sabahajdin Cena me përcaktimin e tij në përkrahje të luftëtarëve të lirisë, përçoi porosi për të tjerët për rrugën tonë të drejtë në përpjekjet për çlirim”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla vetëm gjashtë muaj…