Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Ahmet Isufit
15 tetor 2019
| 13:02
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen e nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi, për ta ngushëlluar për vdekjen e babait të tij Limon Isufi.
Haradinaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Limon Isufi gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës.
“Bashkë me kolegët, sot ishim për ngushëllim në familjen e Ahmet Isufit, me rastin e ndarjes nga jeta të bacës Limon.Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe bashkë me shumë burra të tjerë të vendit, janë frymëzim për dashurinë ndaj atdheut. I përhershëm do të jetë kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/