Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca
23 shtator 2019
| 13:13
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten e tij Anitën, ishin për ngushëllime në familjen Sylejmani e Bllaca për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arditës, gazetares e cila ndërroi jetë javën e kaluar gjatë lindjes në një spital në Budapest.
“Me Anitën dhe bashkëpunëtorë në familjen Sylejmani e Bllaca për të shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Arditës. Ardita do të kujtohet përherë si njeri me virtyte të larta dhe gazetare profesioniste”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/