Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e policit të ndjerë Izet Demaj
28 dhjetor 2018
| 16:54
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë për ngushëllime në familjen e policit Izet Demaj, me ç’rast u ka thënë familjarëve të të ndjerit se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm.
“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/