Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Gashi
03 korrik 2019
| 10:59
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, kanë shkuar për ta ngushëlluar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi me rastin e vdekjes së babait të tij.
Pas ngushëllimeve, Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova ka humbur një njeri të çmuar siç ishte Skënder Gashi.
“Vizitë ngushëlluese në familjen e Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi. Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Evropën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar. I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/