Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Quni
20 dhjetor 2018
| 14:47
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Quni, të cilën e ka ngushëlluar për vdekjen e Augustin Qunit, babait të deputetit të LDK-së, Anton Quni.
“Vizitë ngushëlluese në familjen e deputetit dhe luftëtarit të lirisë, Anton Quni, për të shprehur solidaritetin dhe ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/