Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Veseli

08 korrik 2021 | 14:19

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për ngushëllime në familjes Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeanëtarit të tyre, Fazliut.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, babait të Kadri Veselit i ka darë medalje.

“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri.  Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”. Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 6 people and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projektit “Mbështetja e Iniciativave për Siguri në…