Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Veseli
08 janar 2022
| 10:47
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit pas humbjes së nënës Ajshe, e cila ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare.
“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre”.
“Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare. Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.