Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Zhitia

19 maj 2020 | 12:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për ngushëllime në familjen në familjen Zhitia pas ndarjes nga jeta të Sylë Zhitisë, i cili është vëllai i heroit të kombit, Afrim Zhitia.

Haradinaj, i cili është pritur nga baca Osman e ka vlerësuar lartë figurën e Sylë Zhitisë, duke thënë se ai ishte veprimtar i shquar dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare të Osman Zhitisë, për të ndarë dhembjen e kalimit në amshim të birit të tij, Sylës, veprimtarit të shquar dhe zyrtarit të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes. Baca Osman, djemtë e tij i rriti në frymë të lartë patriotike dhe luftës për liri e çlirim, ia fali njërin prej bijve më të mëdhenj e më të devotshëm të atdheut, heroin e kombit, Afrim Zhitinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sylë Zhitia ka ndërruar jetë në mëngjesin e 17 majit, si pasojë e një problemi kardiovaskular. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1786310154826724

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka programuar për të rifilluar kampionatin në datën 21…