Haradinaj shkon për ngushëllime në Jabllanicë

02 shkurt 2025 | 11:33

Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime te familjet që humbën më të dashurit e tyre.

“Me zemër të thyer te familjet që humbën më të dashurit e tyre në Jabllanicë. Ngushëllime, Zoti ju dhashtë forcë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Tre fëmijë kanë vdekur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha,…