Haradinaj shkon për ngushëllime të familja e ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Vushtrria, Gani Imert.
Ndër të tjera Haradinaj është shprehur se Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës.
Po ashtu ish-kryeministri për Gani Imerin thotë se ishe njëri ndër ushtarët më të dalluar të UÇK-së.
“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin”.
“Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut”.
“Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.