Haradinaj shpalosi platformën ekonomike të Kosovës tek ndërmarrësit kosovarë në SHBA
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në SHBA ka vizituar kompaninë “Bedrcok” në Detroit, ku partner teknologjik në ndërtim janë kosovarët Etrit dhe Edi Demaj.
Ai ka thënë se në sektorin e patundshmërive, “Bedrock” me vëllezërit Demaj janë shndërruar në forcë kryesore të zhvillimit të Detroitit pas krizës ekonomike.
Sipas tij, me një investim prej 3 miliardë dollarësh, “Bedrock”, përmes KodeLabs, 60% të softuerëve i punon në Kosovë.
Haradinaj ndër të tjera ka njoftuar se para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, ka shpalosur platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë.
“Vizitë në njërën nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, Bedrock ku partner teknologjik në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj. Duke pas në fokus sektorin e patundshmërive Bedrock me vëllëzërit Demaj, janë shndërruar në forcë kryesore të zhvillimit të Detroit pas krizës ekonomike. Me një investim prej 3 miliardë dollarësh, Bedrock, përmes KodeLabs 60% e softwareve i punon në Kosovë, me të rinjtë tanë. Duke e pasur përqëndrim zhvillimin ekonomik të vendit, para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, shpalosa platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë. Në këtë ofertë të Kosovës, karshi tërheqjes së investimeve direkte, Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt, për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.