Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca
19 shtator 2019
| 17:56
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen për vdekjen e gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani-Bllaca.
Ai ka thënë se Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare.
“Pikëllues lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Ardita Sylejmani Bllaca, gazetare e RTK-së. Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/